Flash News

KRYESORE

“Do merremi me fëmijët tuaj, ja do ta shihni”, Braçe zbardh mesazhet kërcënuese për lojërat e fatit

“Do merremi me fëmijët tuaj, ja do ta shihni”,

Deputeti i PS, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë , Erjon Braçe ka zbardhur mesazhet kërcënuese për ligjin e propozuar të lojërave të fatit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se mesazhi i dërguar në telefonin e tij është: “Ju merreni me ne, ne merremi me fëmijët tuaj”.

“Ky është një mesazh standard që ka mbërritur në të gjithë numrat tanë, është shkruar nga një dorë. Kam një përgjigje për atë dhe ata që këtë SMS e lanë në telefonat tonë. Kush mendon se ne jemi të dobët do t’i kushtojë shumë , më shumë se sa ai mendon dhe po pëson nga ky ligj”, u shpreh deputeti i cili javës që shkoi deklaroi në media se ka marrë SMS kërcënuese nga pronarë të bizneseve të tilla.

Po ashtu ai lexoi edhe një tjetër SMS: “Nuk e mbyllni dot, nuk e votoni dot atë ligj, ja do ta shihni”.  Ky është artikuluar nga një grup njerëzish, por ne e bëmë ligjin dhe sot është në rendin e ditës", shprehet Braçe.

Të fundit