Flash News

KRYESORE

Do ndikojë klima e ndezur politike në çeljen e negociatave? Mogherini: Do takohem me opozitën. Kam një mesazh

Do ndikojë klima e ndezur politike në çeljen e negociatave?

Federica Mogherini dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë për shtyp, pas rekomandimit të KE për çeljen e Negociave për anëtarësim.

E pyetur nga gazetarët nëse do të ndikojë situata e nxehtë politike në vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave, Mogherini u shpreh se nuk do të ketë ndikim.

“Unë do takohem më vonë me opozitën. Mesazhi do jetë i njëjti. Ky nuk është rezultat i njërës parti apo tjetrës; është rezultat që besoj se të gjithë ata që kanë punuar për transformimin e vendit mund të gëzojnë sot. Nuk ka asnjë mënyrë dhe s’ka ndodhur asnjëherë që rrugëtimi drejt anëtarësimt të jetë përdorur nga njëra parti apo tjetra. Shoh mjaft unitet mes njerëzve të këtij vendi kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE”.

Kujtojmë që dukeqenëse Basha kthehet pasdite nga Gjermania, në takimin e planifikuar në orën 12:00 me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherinin, të pranishëm do jenë nënkryetari Edi Paloka dhe nënkryetari i Komisionit të Jashtëm Tritan Shehu. Takimi do të mbahet tek zyrat e Delegacionit të BE-së.

Të fundit