Flash News

KRYESORE

Do ndikojë kriza politike në vendimin e Këshillit Europian? Mogherini i përgjigjet shkurt gazetares nga Tirana

Do ndikojë kriza politike në vendimin e Këshillit Europian?

“A do të ndikojë kriza politike në Shqipëri në dhënien e vendimit nga KE, apo do të shtyhet për në shtator?”, kjo ishte pyetja e gazetares së A2CNN, Marsela Karapanço për Federica Mogherinin.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme në BE, Mogherini u shpreh se rajoni ka kaluar kriza politike dhe e njëjta gjë po ndodh dhe me Shqipërinë.

“Vlerësimi dhe rekomandimi i KE është i qartë që Shqipëria është gati për të nisur negociatat për të hyrë në BE. Cili vend nuk ka kaluar krizë politike? Ka kriza politike dhe e njëjta gjë ndodh dhe në rajon . Vlerësimi nuk është politik, por është teknik. Kur vjen puna te sistemi i vettingut dhe gjyqësorit janë bërë arritje shumë të mëdha”, u shpreh Mogherini.

 

 

Të fundit