Flash News

KRYESORE

Do paguajmë miliona për PPP-të, por nuk mbaron me kaq; Gjiknuri: Do financojmë kompani të huaja për survejimin e kontratave

Do paguajmë miliona për PPP-të, por nuk mbaron me kaq; Gjiknuri:

Shqiptarët do të paguajnë në vitet e ardhshme miliona euro për shkak të kontratave me Partneritet Publik-Privat që qeveria shqiptare ka lidhur pothuajse në çdo sektor të mundshëm të shtetit. Por mesa duket këto para që u merren shqiptarëve nuk do të ndalojnë me kaq.

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se qeveria do të paguajë kompani të huaja për të bërë mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtyre projekteve që kanë kapur shifra ekstreme (kujto autostradën Thumanë-Rrogozhinë; Tiranë-Durrës).

“Fondet janë të nevojshme dhe për supervizimin e nevojshëm të këtyre projkteve dhe ne kemi deklaruar publikisht se kemi marrë të adresojmë dhe një shqetësim të ngritur publik lidhur me kostot e projekteve. Ne, për të qenë të mbrojtur dhe për të transferuar rrisqet siç duhet, kemi parashikuar fonde për të marrë kompani ndërkombëtare inxhinerike të supervizimit. Do të thotë që të gjitha këto kompani do të supervizohen nga kompani të huaja”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Ekspertë të shumtë vendas po japin prej kohësh alarmin për kontratat PPP që qeveria po lidh pa kriter, duke paralajmëruar edhe një skenar të mundshëm si ai i Greqisë. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama është kritikuar edhe nga Banka Botërore dhe FMN për këto kontrata, ndërkohë që këto institucione i kanë bërë thirrje që të ndalojë procesin.

Sondazhi/ 600 mijë shqiptarë nuk kanë opinion pozitiv për asnjërin prej politikanëve kryesorë

Editoriali i ‘Revistës Monitor’: Shqipëria po fle mbi ‘bombën’ e borxhit të fshehur nga koncesionet

Të fundit