Flash News

KRYESORE

‘Do përgjigjem me kulturë dhe etikë’, Presidenca ironizon ministren Gjonaj: Edhe falsifikatore edhe krenare!

Pas reagimit të ministes Gjonaj mbi padinë e dorëzuar në SPAK nga Presidentit Meta ka reaguar menjëherë zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Blushi shkruan: Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!

 

 

 

 

Presidenti Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dorëzuar sot në SPAK kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërsa e akuzon atë për një sërë veprash penale, ku më e rënda është ajo e ‘shpërdorimit të detyrës’, Meta tha para medias se në këtë padi janë të përfshirë edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë së Drejtësisë, emrat e të cilëve u bënë gjithashtu publikë sot.

Në reagimin e saj Gjonaj tha se do të reagojë institucionalisht për padinë e Presidentit.

Të fundit