Flash News

KRYESORE

Do përjashtohet Rudina Hajdari nga PD? Duma: Është vendim që merret nga forumet e partisë

Do përjashtohet Rudina Hajdari nga PD? Duma: Është vendim që

Rudina Hajdari është deputete e PD e cila deri më tani, ndyshe nga kolegët e saj, nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetit. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Hajdari bëri me dije se po konsultohet me BE-në dhe SHBA-në.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një lidhje direkte nga selia e PD-së me emisionin Top Talk e pyetur mbi mundësinë e përjashtimit të Rudina Hajdarit, ashtu siç u veprua me Myslym Murrizin, u shpreh:

“Nuk bëhet me mua ky diskutim. Marrja e vendimit për këdo është bërë në Kryesinë e PD-së, ku kolegët kanë marrë fjalën dhe kanë thënë mendimin e tyre individualisht. Unë besoj që ishte respektim statutor i statutit të ri (në rastin e Murrizit), ku është përfshirë edhe termi përjashtim. Nuk dua të shprehem personalisht për këtë vendim sepse është vendim nga forumet e partisë”.

Të fundit