Flash News

KRYESORE

"Do protestojë me naftëtarët nëse nuk u jepen pagat", deputeti socialist harron premtimin, mbyll telefonin (VIDEO)

"Do protestojë me naftëtarët nëse nuk u jepen

Emisioni “Politik-On/Off” në RTV Ora ka trajtuar këtë të hënë çështjen e grevës së naftëtarëve në Ballsh. Ata kërkojnë të shlyhen për pagat e prapambetur dhe rinisjen e punës në Rafineri.

Në vitin  2018, gjatë një interviste për mediat, deputeti socialist i zonës së Mallakastrës, Ismet Beqiraj ka deklaruar se si një ish naftëtar, nëse punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh nuk do të merrnin pagat dhe ai do të ishte në protestë mes tyre naftës, por sot nuk ka asnjë reagim nga ai.

“Edhe unë jam një nga naftëtarët, pjesë e tyre, kam punuar në turn edhe unë pavarësisht se sot më shikon si përfaqësues i popullit, si deputet, dhe jam pjesë e kërkesave dhe halleve të tyre dhe kanë të drejtë që të jenë mosbesues. Edhe unë po të isha në pozicionin që janë ata këtu do isha dhe prap do vij në qoftë se brenda ditës së nesërme, ashtu siç ranë dakord, nuk bëhet ekzekutimi i pagave, edhe unë si përfaqësues jo vetëm i kësaj tryeze, por edhe përfaqësues i naftëtarëve dhe gjithë popullit të asaj zone, jam në mes të tyre” deklaronte Beqiraj në vitin 2018.

Por, kur u pyet në telefon nga gazetari i “Politik-On/Off” lidhur me këtë deklaratë, deputeti socialist nuk pranoi të fliste. Kujtojmë se, naftëtarët e Ballshit vijojnë sot në ditën e 9 të grevës së urisë. Me gjendjen e tyre që përkeqësohet dita ditës, situata e tyre ende nuk po merr zgjidhje.

Të fundit