All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Do rikandidohet Veliaj? Përgjigjet Taulant Balla: PS ka disa kritere vlerësimi për kandidatët

Do rikandidohet Veliaj? Përgjigjet Taulant Balla: PS ka disa kritere
All - Paragraf - 1

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme në emsionin '5 pyetje nga Babaramo' për zgjedhjet vendore që do zhvillohen në 30 qershor.

All - Paragraf - 3

I pyetur nga moderatori Ilir Babaramo nëse do rikandidohet sërish kryebashkiaku Veliaj, Balla u kujdes të pohonte se Veliaj ka punuar, por se do të përdoren disa kritere vlerësimi para se të merret vendimi përfundimtar.

“Ne kemi disa kritere vlerësimi dhe i kemi përcaktuar dhe i kemi bërë publike gjithmonë, para se kryesia të mblidhet për të dalë me vendimin, bëhet një vlerësim për ata që janë në detyrë, edhe për ata që vijnë nga pozicione të tjera. Erion Veliaj meriton të gjithë respektin jo vetëm të socialistëve, por të gjithë qytetarëve për një super sukses në mandatin e tij të parë në krye të Tiranës. Erion Veliaj e ka justifikuar plotësisht jo vetëm besimin e PS dhe Ramës, por ka justifikuar besimin e 57%”, theksoi Balla.

Të fundit