Flash News

KRYESORE

Do rikandidohet Veliaj? Rama u jep fund dilemave nga Akademia Verore e FRESSH në Jalë

Do rikandidohet Veliaj? Rama u jep fund dilemave nga Akademia Verore e FRESSH

Ditët e fundit kryebashkiaku Erion Veliaj është shfaqur me qëndrime të ndryshme sa i takon rikandidimit për një mandat të dytë në Bashkinë ë Tiranës.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u shfaq euforik aq sa pohoi se ishte i sigurt se do të fitonte, pavarësisht kandidatit që do kishte përballë. “Të vijë Dashi, të vijë Jorida, të vijë Ristani, të vijë Paloka, të vijë Luli vetë, por çfarë do thonë? Ai 10% që i ka mbetur PD do thonë", u tha ai këshilltarëve të majtë.

Me një qëndrim më pragmatist u shpreh të martën në emisionin ‘Pushime on Top, ku sqaroi se do i nënshtrohej gjykimit të Partisë Socialiste. "Sigurisht dhe unë do ti nënshtrohem një gjykimi të Partisë Socialiste si të 61 kandidatët, në fund ët fundit unë garoj me atë uniformë, me atë bluzë por dëshira është për të çuar përpara këto punë që kemi nisur”, deklaroi Veliaj

Nuk kanë kaluar më shumë se 24-orë dhe përgjigja për kryebashkiakun ka ardhur nga vetë kryeministri Rama, i cili gjatë një takimi në Akademinë Verore të FRESSH-it në Jalë vlerësoi punën e Veliajt.

“Tirana është në rrugën e duhur dhe aty po bëhet maksimumi. Edhe në bashki të tjerë unë mendoj se po bëhet një punë e madhe. Po bëhet një punë goxha sistematike dhe po bëhen punët me radhë. Shteti, Shqipëria u bë si Bathorja, një këtu dhe një atje kisoka, lavazhe, kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi”, përfundoi Rama. /L. C/

Të fundit