Flash News

KRYESORE

"Do shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë”, ambasada e SHBA sqaron si do të funksionojë SPAK  

"Do shënjestrojë korrupsionin e nivelit të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar hapin e radhës se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK.

Me anë të një videoje, ambasada tregon hapat që do të ndiqen për të shënjestruar korrupsionin e nivelit të lartë, apo drejtësinë selektive me mbështetjen e SHBA.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”, sqaron ambasada.

Ndiqni videon:

Të fundit