Flash News

KRYESORE

Do shërbenin si ushqim për njerëzit, shpëtohen dhjetëra qen në Korenë e Jugut

Media britanike “Daily Mail” shkruan se me dhjetëra qen janë shpëtuar nga shoqata humane “Society International”. Këta qen ishin rritur në një fermë në Hongseong për t`u kthyer në ushqim për njerëzit.

Vetë fermeri, kishte arritur në një pikë që ishte bindur për të hequr dorë nga rritja e qenve – të cilët më pas ktheheshin në ushqim për qentë, por me shpërthimin e pandemisë, do gjë u shty. Por tanimë, qentë janë shpëtuar dhe janë vendosur në një tjetër ambient.

Vetë fermeri – i  cili tashme ka vendosur të merret me kultivimin e perimeve - është shprehur duke thënë:

“Mund të duket e çuditshme, por unë fillova të rrisja qen pasi ata më pëlqenin. Megjithatë, mishi i tyre nuk është i preferuari për mua. Unë kisha disa qen dhe nisa t’i shtoja ata, kur arrita 20 apo 30, fillova të shisja.”

Të fundit