Flash News

KRYESORE

"Do shpik një dekoratë të re", Meta publikon një video: Nuk surprizohem nga votimet kolektive të socialisëve

"Do shpik një dekoratë të re", Meta publikon një

Presidenti Ilir Meta përgëzon qytetarët që votuan dje, për shmangien e çdo përplasjeje dhe sjelljeje qytetare me njëri-tjetrin.

"Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile"- thekson Meta dhe shton se shqiptarët nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm.

Më tej ndalet edhe te mënyra e votimit, e cila në mjaft raste u bë në mënyrë kolektive.

Kjo për Metën nuk përbën surprizë, dhe me humor risjell në Facebook një video të kohës së votimeve kolektive.

 

"Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video"-shkruan Meta.

 

Të fundit