Flash News

KRYESORE

“Do ta rrënojmë të vjetrën”, Bushati kujton 5 majin me shprehjen e Qemal Stafës: Ideal që kemi nevojë edhe sot  

Deputeti i PS, ndryshe nga pjesa tjetër e shumicës ka përkujtuar 5 majin me një shprehje të Qemal Stafës.

“Edhe na shqiptarët do t'a rrënojmë të vjetrën. Mbi të do ngrefim madhnisht flamurin kuq e zi të vllaznimit”, shkruante Qemal Stafa, emri dhe veprimtaria antifashiste e të cilit janë të lidhur me 5 Majin. Emri i Qemal Stafës dhe 5 Maji janë të lidhur me shpresën dhe idealin që kemi nevojë të përqafojmë edhe sot, ku vlerat e lirisë, demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë ideali për të cilin luftuan dhe dhanë jetën Dëshmorët e Atdheut”, shkruan në një status në facebook, deputeti Bushati.

Kujtojmë se në seancën e 30 prillit, Bushati trazoi ujërat e mazhorancës, pasi doli kundër një projektligji të qeverisë dhe ku foli për nevojën e ndarjes nga oligarkia.

Të fundit