Flash News

KRYESORE

Do takonte të rinjtë e FRESSH në Elbasan, pas stresit me banorët Rama ndryshon axhendën. Niset drejt Tiranës

Dita e sotme për kryeministrin Edi Rama nuk ishte dhe aq e bukur. Gjatë takimit me banorët në Belsh, Elbasan dhe Cërrik, Rama mori shumë kritika, sidomos sa i përket sistemit shëndetësor.

Rama në axhendë e kishte të përcaktuar që do takonte të rinjtë e FRESSH sonte. Mirëpo, kryeministri, siç duket nga stesi ka anuluar takimin duke u nisur drejt Tiranës.

Është deputeti demokrat i Elbasanit, Endri Hasa ai i cili ka bërë të ditur veprimin e Ramës.

“Mbas një dite plot stres në Qarkun e Elbasanit, Rama anullon takimin me fresh ne Ebasan nga frika e protestës së radhës dhe ja mbath per ne Tiranë”, shkruan Hasa në Facebook. .

Të fundit