Flash News

KRYESORE

“Do të arrestojnë edhe Gjushin”, Dako i përgjigjet Berishës: Plak sherrxhi, dua ‘Qim Pekën’ dëshmitar

“Do të arrestojnë edhe Gjushin”, Dako i përgjigjet

Kreu i bashkisë së Durrësit i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, një ditë pasi ky i fundit deklaroi se Vangjush Dako do të arrestohet, sipas një bisede që ai ka zhvilluar me një ambasador të vendeve të BE në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Dako e cilëson një sajesë së Berishës këtë deklaratë, ndërsa sipas tij nuk ka asnjë ambasador që të shkojë te një politikan dhe t'i flasë për arrestime njerëzish.

Reagimi i plotë:

Saliu paska folur me një ambasador për arrestimin tim! Kurse unë flas përditë me qytetarë për arrestimin e Saliut, qëkur ky plak sherrxhi iku nga pushteti dhe nuk e kupton mileti si ka mundësi që ky që vrau e vodhi si askush në histori është akoma i lirë!!.. Saliu shpif se nuk ka ambasador të shkojë tek një politikan dhe t'i flasë për arrestime njerëzish. Vetëm ky dhe Bujari kane arritur të thonë këtë budallallëk! Ndërsa unë them vetëm të vërtetën, se s'ka shqiptar të ndershëm që të mos e dojë arrestimin e këtij njeriu që vetëm sherrin i pa Shqipëria. Megjithatë, për mua Saliu le te rrijë aty ku është bashkë me toçin e vet dhe le ta shohin me dylbi Durrësin! Ndërkohë unë po e çoj në gjyq edhe për këtë ambasadorin dhe ishalla po më sjell Qim Pekën dëshmitar në emër të ambasadorit, ose edhe atë larvën, Salianjin e pranoj po me kusht që të paguajë PD edhe dezinfektimin e gjykatës kur të ikë larva.

Të fundit