‘Do të dalësh në foto me Merkelin që të tregosh se je lideri suprem’, Hajdari revoltohet me Ramën: Shqiptarët nuk e meritojnë egon tuaj

Rudina Hajdari, deputete e opozitës së re, nga foltorja e kuvendit ka reaguar ashpër pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi sot ndërtuesit për objektet shtesë pa leje.

Sipas saj, kryeministri Rama dënon qytetarët e thjeshtë për disa kate pa leje, ndërkohë që Tirana e Durrësi janë bëtonizuar nga qeveria.

Duke sulmuar Ramën, Hajdari i kujtoi takimet me kancelaren Merkel, teksa e akuzoi se çdo gjë e bën për dukje për të treguar se është lider suprem, duke mos marrë parasysh interesat e shqiptarëve.

“Ndërkohë kush e ka fajin  që e betonizoi Tiranën. E kam unë? Po Durrësin?

Sot në Tiranë nuk ka parqe, nuk flet për ata se ata i ka në xhep, e merret me qytetarët e thjeshtë që po ndërtojnë katër kate pa leje.

Ç’ është ky skandal?

Nuk ka mbarim ajo egoja jote, takon kancelaren Merkel. Do të dalësh në foto që të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Shpifje janë ato gjëra që thoni ju. Nuk janë media ato që thonë sekorrupsioni është rritur. E thotë transparency international.

Në spitale bëhet sikur bëhet diçka kur vjen ministrja. Ky është realiteti. Sot nuk është shpifje të thuash se nuk ka infrastrukturë nëpër shkolla. Unë do flas e nuk do hesht, sepse shqiptarët nuk e meritojnë të trajtohen në këtë mënyrë”, tha Hajdari.