Flash News

KRYESORE

‘Do të eliminoni opozitën?’, Rama: Nuk ka nevojë, eliminohet vetë

‘Do të eliminoni opozitën?’, Rama: Nuk ka nevojë,

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita po shkon drejt një vetëeliminimi dhe nuk ka nevojë për askënd që ‘t’i japë një dorë’ në këtë.

I pyetur nga gazetarët rreth mesazhit të publikuar nga presidenti Ilir Meta, ku sipas këtij të fundit, Rama e kërcënonte se do ta eliminonte opozitën, kryeministri u shpreh se ndihet i keqardhur për ata që ende e besojnë këtë opozitë.

“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, se është në kapacitete të forta për t’u vetëeleminuar. Procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë qorrazi. Ajo që është me rëndësi për ne është që t’i qendrojmë besnik të gjithëve, atyre që na votuan dhe atyre që s’ma votuan. Këto historitë me 7 herë 7 ia kemi lënë opozitës”, tha Rama.

Kujtojmë se përmbajtja e mesazhit të Ramës për Metën, të publikuar nga ky i fundit, kishte të bënte me situatën pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

‘Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI’, shkruhej në mesazhin e publikuar nga Meta, të cilin ai deklaroi se ia kishte dërguar vetë kryeministri.

Të fundit