Flash News

KRYESORE

‘Do të ketë marrëveshje mes PS-së dhe PD-së’, emrat e negociatorëve

‘Do të ketë marrëveshje mes PS-së dhe

Në një kohë kur marrëdhëniet konfliktuale mes qeverisë, opozitës dhe presidentit vazhdojnë, duket se ka dritë në fund të tunelit.

Të paktën kështu mendojnë të ftuarit në emisionin Open, sipas të cilëve pritet të ketë negociata mes qeverisë dhe opozitës.

Sipas tyre, negociatat do të jenë fillimisht në nivele të dyta, ndërsa dy emrat e parë që do të hedhin hapat për një marrëdhënie të madhe janë Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi.

Të ftuarit Agron Duka, Paskal Milo Karlo Bolino dhe Ervin Bushati nuk dhanë një afat kohor të përcaktuar se kur do të ndodhë kjo marrëveshje.

Ata e lidhin këtë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas deputetit të PS-së, Ervin Bushati, pritet ta nisë funksionin  e saj në shtator.

Të fundit