Flash News

KRYESORE

“Do të ketë shumë surpriza”, De Biasi dhe Panuçi parashikojnë fituesin Kupës së Botës

“Do të ketë shumë surpriza”, De Biasi dhe

Brazili, Gjermania dhe Spanja duket se janë përfaqësueset që kanë shanset më të mëdha për të fituar trofeun e kampionit të Botës. Shoqëritë e basteve vendosin këta pretendentë dhe i të njëjtit mendim është edhe ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi.

“Favoritët sipas meje jo të renditura janë Brazili, Gjermania, Spanja me të vetmen panjohur për ndryshimin e trajnerit pak para ndeshjes. Surprizat sipas meje mund të jenë Belgjika dhe Polonia”, ka thënë ai për mediat italiane.

Pak më shumë konkurrencë shikon trajneri aktual i Kuqezinjve, Christian Panuçi, i cili ishte pjesë e përfaqësues së Italisë si futbollist në finalet e Botërorit 2002.

“Favoritët për mua janë Brazili, Spanja, Franca, Argjentina dhe Gjermania mendoj se do të luajnë për trofeun, por nuk duhet të shmangim asnjë surprizë”, ka pohuar Panuçi.

Dy trajnerët drejtuan Shqipërinë në fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror, por dështuan të kualifikoheshin pasi kuqezinjë u renditën në vendin e tretë në Grupin G, ku i vetmi ekip që u kualifikua ishte Spanja, ndërsa Italia mbeti jashtë pasi dështoi në takimin playof me Suedinë.

Të fundit