Flash News

KRYESORE

Do të përfaqësojë Maqedoninë, dy ambasadoret shqiptare në Uashington mirëpresin bashkëkombasen

Do të përfaqësojë Maqedoninë, dy ambasadoret shqiptare

Marigona Marku është ambasadorja e re e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruaja e lindur në Dibër do të përfaqësojë shtetin fqinj në Uashington.

Marku është mirëpritur në kryeqytetin amerikan nga dy bashkëkombaset e saj, Floreta Faber dhe Vlora Çitaku, të cilat përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovës.

Ambasadorja e Shqipërisë shkruan: “Urime në detyrën e re Marigona Marku. Miresevjen në grupin e grave shqiptare që drejtojnë Përfaqësitë Diplomatike të Shqipërisë, Kosovës e tashmë dhe Maqedonisë në SHBA. Gratë që bëjnë shqiptarinë.”

Ambasadorja e Kosovës shkruan mbi foto: “Ne të treja.”

Të fundit