Flash News

KRYESORE

‘Do të shkatërroj/ Ettore Sequi i ka ‘kushtuar shtrenjtë’ skenaristes italiane

‘Do të shkatërroj/ Ettore Sequi i ka ‘kushtuar

Fiksimi ndaj ish të dashurit të saj dhe mesazhet kërcënuese që ajo i dërgonte edhe gjatë natës, mund t’i kushtojnë shtrenjtë skenaristes italiane të Rai-t, Valentina Pizzale, që u arrestua dje nga prokuroria e Romës, me akuzën për shantazh.

Mësojmë se Pizzale u ‘izolua’ duke e lënë në arrest shtëpie dhe duke ia hequr të drejtën për të përdorur rrjetet sociale.

Ndaj saj do të nisë edhe një proces gjyqësor për këtë rast. Në fakt ka qenë Prokuroria e Romës që ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj skenaristes. Seanca dëgjimore është lënë për në 16 tetor, ku Pizzale me shumë mundësi do të paraqitet si e arrestuar.

Sipas Rai-t, Pizzale nuk ka pasur një marrëdhënie të qëndrueshme pune me kompaninë, por ka bërë disa bashkëpunime me të, e jo si skenariste.

“Unë nuk kam përndjekur askënd”, ka thënë ajo. “Historia jonë ka vazhduar gjatë dhe unë nuk doja që ajo të mbaronte”. / Il Messaggero/

Të fundit