Flash News

KRYESORE

‘Do të shkatërroj’/ Skenaristja italiane kthehet në ‘makth’ për ish ambasadorin e BE Ettore Sequi, izolohet nga policia

‘Do të shkatërroj’/ Skenaristja italiane kthehet në

Pas tre vitesh ‘makth’ për ambasadorin Ettore Sequi, Skenaristja e Rai TV, Valentina Pizzale, izolohet në arrest shtëpie. Asaj nuk i lejohet as askesi në rrjetet sociale, pasi përndiqte dhe kërcënonte ish të dashurin e saj, ish ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.

Sipas gazetës italiane ‘Il Messaggero’, 41 vjeçarja i dërgonte mesazhe kërcënuese Sequi-t, dhe e përndiqte atë nëpër rrjetet sociale, për shkak se ish ambasadori i kishte ‘dhënë duart’.

E përditshmja italiane sqaron se ata kishin pasur një lidhje të shkurtër në vitin 2017, por Sequi ishte larguar pasi lidhja nuk kishte funksionuar. Por Pizzale nuk e ka kaluar lehtë këtë dhe ka tentuar ta mbajë ish ambasadorin me anë të kërcënimeve.

Në disa prej mesazheve që ajo i dërgonte Sequi-t ishte edhe kërcënimi, ‘do të të shkatërroj’.

Të fundit