Flash News

KRYESORE

"Do të të zhdukim familjen", Nuhu tregon si u kërcënua nga deputeti Rrahja

"Do të të zhdukim familjen", Nuhu tregon si u

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij gjatë takimit në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.

Emiljano Nuhu tregoi më tej gjatë lidhjes telefonike se ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, por për arste sigurie nuk e tregoi vendodhjen e saktë.

Të fundit