Flash News

KRYESORE

 “Do t’i vë flakën vetes para bashkisë”, babai i tre fëmijëve kërcënon me vetëflijim pasi i’u dogj shtëpia

 “Do t’i vë flakën vetes para bashkisë”,

Një shkëndijë elektrike i dogji shtëpinë dhe sot ai ndodhet në rrugë si i pastrehë me tre fëmijë të vegjël.

Enver Emini kërcënon se nëse nuk i jepet zgjidhje, ai do të vetëdigjet para bashkisë së Fierit, në shenjë proteste, pasi sipas tij shtëpia i është djegur si pasojë e një shkëndijë elektrike.

“Kërkoj shtëpi urgjentisht nga kryetari i Bashkisë se do të fle përjashta, do të marr kalamajtë dhe do të fle te dera e Bashkisë. Nuk kam ku vete. Për mua çdo gjë ka marrë fund. Ose do të marr shishen e benzinës dhe do ti vë shkrepësen vetes këtu, do të digjem para Bashkisë. Nuk kam çfarë humb më, nuk kam asgjë. I lutem kryetarit të bashkisë të vërë dorën në zemër se është dhe vetë familjar, të mendojë dhe për fëmijët e mi”, shprehet Enver Emini për ‘Ora News.

Banesa e Eminit u dogj tre ditë më parë në lagjen “Kryengritja e Fierit “.

Të fundit