Flash News

KRYESORE

"Do t’iu rikthejmë paratë e zhvatura", Basha vijon takimet me përfaqësuesit e biznesit të vogël, bën premtimin e madh

"Do t’iu rikthejmë paratë e zhvatura", Basha vijon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet e tij me sipërmarrësit e vegjël të biznesit për të kuptuar problematikat e hasura prej tyre në këtë kohë pandemie. Takimi i sotëm i Bashës ka qenë me sipërmarrësit e vegjël të njësisë nr.1 në Tiranë, duke parë nga afër rënien e fuqisë blerëse dhe konsumit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha nuk i ka përmbajtur akuzat ndaj qeverisë dhe kryesisht kryeministrit Rama duke theksuar se “Ramavirusi ka braktisur qytetarët duke i lënë pa mbështetje ekonomike”.

“Shqipërisë i janë shtuar hallet dhe problemet për shkak të dështimit të qeverisë”, ka thënë Basha, ndërsa u ka premtuar qytetarëve se kur të vijë ai në pushtet “do t’i rikthejë paratë e zhvatura”.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një gjendje e rëndë, vështirësi që sa vijnë e shtohen, pamundësi dhe pasiguri për mbijetesë që thellohen përditë.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Nr.1 në kryeqytet janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit, faturat e rritura të energjisë dhe ujit dhe presioni i përditshëm i inspektorëve që sillen si banda dhe jo si punonjës shtetërorë.

Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderave e PPP-ve korruptive.

RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve.

Kjo braktisje do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që kujdeset për interesin dhe mirëqenien e tyre dhe jo për xhepat e një grushti oligarkësh.

Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit.

Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqënien.

 

Të fundit