Flash News

KRYESORE

“Do t’ju thyejmë brinjët”, policia kërcënoi edhe dy gazetarë gjatë në protestës për teatrin   

“Do t’ju thyejmë brinjët”, policia

Protesta e djeshme pas shembjes së Teatrit Kombëtar shkaktoi kaos dhe shoqërime të dhunshme.

Shumë prej tyre u morën zvarrë dhe u shoqëruan me policë pa numrat identifikues në komisariatet e Tiranës, përfshirë edhe gazetarin e drejtuesin e politiko.al, Alfred Lela.

Por gazetari Lela nuk ishte i vetmi që u dhunua nga policia. Mësohet se policia ka ofenduar dhe kërcënuar edhe dy gazetarë të mediave të tjera, Anesti Barjamemaj nga gazeta ‘Panorama’, si dhe gazetaren Glidona Daci nga ‘abc news’.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin mes dy ministrive, gjatë kohës që gazetarët po ndiqnin të gjithë ngjarjet e përplasjet e ndodhura dje në protestën për teatrin.

“Do t’ju thyejmë brinjët”, mësohet t’u jetë drejtuar policia e shtetit përfaqësuesve të medias.

Kujtojmë se policia ka dhunuar dje edhe kameramanin që filmoi shoqërimin me dhunë të gazetarit Lela.

Të fundit