Flash News

KRYESORE

"Do t’ju vrasim do t’ju fshijmë”, kërcënohet me jetë Basir Çollaku, gazetari që intervistoi Emiljano Nuhun

"Do t’ju vrasim do t’ju fshijmë”,

Një ditë pasi u bë publike dëshmia e Emiljano Nuhut, ish-nënkomisarit të Policisë së Fushë Krujës, kërcënohet me jetë gazetari Basir Çollaku.

Ky i fundit intervistoi Nuhun, sipas të cilit djali i deputetit Rrahman Rraja ka dhunuar dhe përdhunuar një vajzë nga Fushë-Kruja dhe u kanos në zyrën e tij në prani të deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi.

Në një status në rrjetet sociale, gazetari shkruan se mesazhi mafioz ka mbërritur në redaksinë e televizionit Shijak ku punon aktualisht duke i thënë: "Do t’ju vrasim do tju fshijmë”.

Statusi i gazetarit:

Kanosja në tv Shijak

"Do t’ju vrasim do tju fshijmë. "Kanosje në redaksinë e Shijak tv. Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesën e parë të intervistës së nënkomisar Emiljano Nuhut, që denonconte kansojen në zyrë ndaj tij të djalit të deputetit Rrahman Raja, në prani të deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercënimet. Një telefonatë vjen në numrin fiks të redaksisë dhe thotë:

do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë

Ky eshtë mesazhi mafioz i ardhur në redaksi. Prokuroria nëse është vullnetdashëse në zbatim të ligjit mund të hulumtojë dhe gjejë telefonuesin e bandës kriminale. Ne do të vazhdojmë të përmbushim misionin tonë të fjalës së lirë.

Të fundit