Flash News

KRYESORE

“Do vazhdoni që ato para t’i vidhni”, Agron Shehaj kërkon sqarime për "koncesionin e ri"

“Do vazhdoni që ato para t’i vidhni”, Agron Shehaj

Deputeti i PD, i qarkut të Vlorës, Agron Shehaj ka kërkuar më shumë sqarime nga përfaqësuesja e ministrisë së Financave sa i takon koncesionit Orikum-Dukat.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ku është shqyrtuar projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar", deputeti demokrat iu drejtua zv.ministres Albana Shkurta nëse ka pritshmëri për koncesione të tjera, pasi u shty afati për koncesionin Orikum-Dukat.

Agron Shehaj: Është shtyrë afati në datën 1 korrik se keni ndërmend të mbyllni koncesionin Orikum -Dukat me vlerë 70 mln euro, ku oferta që ka fituar me fondin limit është 99.96 %? Keni ndërmend të jepni të tjera?

Peleshi: Nuk është kjo arsyeja e mbledhjes

Shehaj: Ka ardhur zv.ministrja për tu përgjigjur, përse e kemi marrë

Albana Shkurta: Për sa kohë kemi një kuadër ligjor aktualisht në fuqi, çdo proces që ka nisur apo deri në fazat e tjera që do vijojnë...

Shehaj: pra, do vazhdoni që ato para t’i vidhni…Zonja nuk na dha përgjigje, ju jeni mazhoranca këtu, duhet të përgjigjeni.

Shkurta: Sa më shpejt që të kryhen këto ndryshime aq më mirë është besoj për të vijuar më tej.

Të fundit