Flash News

KRYESORE

Do vinte sot në Tiranë, mësohet shkaku i anulimit të vizitës së deputetit gjerman

Do vinte sot në Tiranë, mësohet shkaku i anulimit të

Depueti i CSU-së në Budestagun gjerman, Florian Hahn, kishte planifikuar vizitë në Tiranë ditën e sotme, ku do të takonte kryeministrin Edi  Rama, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryedemokratin Lulzim Basha

Mirëpo vizita është anuluar. News 24 mëson se shkak është bërë anulimi i fluturimit në një linjë ajrore në Vjenë pasi Hahn udhëtonte tranzit.

Kujtojmë se kryeministri Rama u takua pak ditë më parë me kancelaren Merkel, ku kërkoi nga Gjermania dritën jeshile për çeljen e negociatave. Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga Shqipëria deri në fund të qershori.

Të fundit