Flash News

KRYESORE

Doda akuzon Ramën: Ka hequr çështjen çame nga programi i qeverisë, e përdori kur i duheshin votat e PDIU-së

Doda akuzon  Ramën: Ka hequr çështjen çame nga programi

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, e ftuar në Rtv Ora akuzon kryeministrin Rama se e shfrytëzoi çështjen çame kur i nevojiteshin votat e PDIU-së.

Sipas Dodës çështja është hequr nga programi i qeverisë. Ajo arsyeton se çështja çame nuk shtrohet në tavolinën  e bisedimeve kur flasin ministrat dhe thekson se çdo shqiptar i Çamërisë duhet të jetë koshient për këtë.

“E ka hequr dhe nga programi i qeverisë. E përdori kur i duheshin votat e PDIU. Dhe pasi goditi dhe PDIU, zhduku çështjen çame. Këtë nuk do ta harrojë mirë çdo shqiptar i Çamërisë që voton në Republikën e Shqipërisë. Gjithkujt që mund ti duket se Edi Rama ka bërë një hap përpara apo ka ndihmuar. Duhet ta dinë se armiku i vetëm i kësaj çështje ka qenë dhe është edhe sot Kryeministri.

Tashmë është e qartë, çështja çame as nuk shtrohet në tavolinën  e bisedimeve kur flasion ministrat, ka bisedime të tipit edhe që emri Çamëri të hiqet nga librat e Historisë, barazohet me Vorio-Epirin. Do të jenë përpjekje të kota, Çamëria ka ekzistuar edhe kur nuk ka qenë Edi Rama dhe do të ekzistojë edhe kur të mos jetë më Edi Rama sepse kjo është historia e popullit tonë. Me historinë nuk luhet dhe historia nuk shitet dhe nuk blihet dot për orekse të një pushteti të caktuar”, argumentoi Doda.

Të fundit