Flash News

KRYESORE

Dogana e Hanit të Hotit ‘rrëzon’ ministrin e Shëndetësisë: Djali me Covid-19 nuk kaloi nga ne

Dogana e Hanit të Hotit ‘rrëzon’ ministrin e

Pika e kalimit Kufitar Hani i Hotit ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, se i riu i cili importoi Covid-19 nga Firence e Italisë nuk ka kaluar përmes kësaj dogane.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu nuk rezulton të ketë kaluar gjatë javëve të fundit përmes kësaj pike kufitare, por nga Muriqani.

“Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, as P.K dhe as V. K nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit. Ndërkohë djali është regjistruar në TIMS në Muriqan me datën 26 Shkurt. Babai i tij, shtetasi V.K nuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi”, njofton dogana e Hanit të Hotit, duke bërë që i riu pasi kaloi nga Muriqani në Shqipëri deri tani rezulton se ka infektuar babain e tij, 54 vjeç.

Po ashtu, i riu dhe babai i tij, bartës të virusit, po hetohen për të gjithë aktivitetet që pas 26 shkurtit, se me cilët persona kanë patuar kontakte, për të karantinuar personat e mundshëm të infektuar prej tyre gjatë gjithë kësaj kohe.

Të fundit