Flash News

KRYESORE

Dogjën flamurin francez, deputeti i PD-së u drejtohet qytetarëve: Ja çfarë duhet të bëni për Florencin

Dogjën flamurin francez, deputeti i PD-së u drejtohet qytetarëve:

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nuk është dakord me djegien e flamurit të Francës si shenjë proteste për vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj, në Marsejë.

Shehu thekson se janë fotot e kryeministrit dhe ministrave të Shqipërisë ato që duhet të digjen, pasi shkaku i vdekjes së Florencit duhet kërkuar te gjëndja e rëndë ekonomike dhe sociale në vend.

Reagimi:

Duhen djegur fotot e kryeminstrit dhe ministrave tanë, jo flamuri i Francës, mike e demokratike!

Një ngushellim i thellë për humbjen e jetës së re të Florencit!

Shkaku duhet kërkuar te gjëndja e rëndë ekonomike e sociale në vend, te humbja e shpresës për të ardhmen.

Janë me qindra mijëra pjesë e këtij eksodi masiv shqiptar, më shume se në fillim të viteve 90-të.

Shkaku është keqqeverisja në Shqipëri, korrupsioni, droga e krimi që mbulojnë vendin.

Nëse në Francë dikush ka vepruar në kundërshtim me ligjin apo të drejtat universale, pa asnjë dyshim e vërteta do të zbardhet.

Fatkeqësisht, kjo rëndom nuk ndodh te ne.

Të fundit