Flash News

KRYESORE

I dogjën makinën, biznesmeni-autorit: Trego porositësin dhe do të shpërblej 10-fish

I dogjën makinën, biznesmeni-autorit: Trego porositësin dhe do

Biznesmeni i ndërtimit Eduart Alikaj, të cilit iu dogj makina mbrëmjen e djeshme, përmes një statusi në Facebook, Alikaj i ka kërkuar autorit që nëse i tregon porositësin do të shpërblehet 10-fish.

Automjeti tip “Benz”, “Fouristrad ML” me targa  AA 777 KP, në pronësi të  Eduart Alikjt është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga flakët. Biznesmeni dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme pasi është një emër i njohur në fushën e ndërtimit.

 Statusi i plotë i Eduart Alikaj:

Kisha vendosur ta ndèrroja.

Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.

Pèr afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!

Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè.

Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush....(?!)

10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem.

Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.

Mos ngurro!!!

Të fundit