Flash News

KRYESORE

I dogjën makinën, kreu i Shërbimit të Provës në Vlorë përgënjeshtron policinë

I dogjën makinën, kreu i Shërbimit të Provës në

Mbrëmjen e së shtunës u dogj makina e drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë, Taulant Korkaj. Pas kësaj ngjarje ka reaguar ky i fundit ku pohon se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa për dyshimin e policisë se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, Korkaj  e ciëlson si apsurd dhe të  papranueshëm.

Reagimi

Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë!

Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.

Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.

Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qenë kurrë e nevojshme.

Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm.

Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.

Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!

Të fundit