Flash News

KRYESORE

Dojna kthehet në "Pop Culture" pas humbjes së të atit, bën dedikimin prekës

Dojna kthehet në "Pop Culture" pas humbjes së të atit,
Për personazhet publike nuk është aspak e lehtë të përballojnë dhimbje, pasi ata duhet të jenë gjithmonë në formë për publikun. Para disa ditësh, Dojna Mema ka humbur babanë e saj në një moshë të re. Kjo sigurisht është një dhimbje shumë e madhe për Dojnën dhe familjen e saj. Pavarësisht se Top Channel i ka dhënë asaj hapësirën për t`u qetësuar aq sa do dëshironte, Dojna ka vendosur të rikthehet në "Pop Culture" pikërisht për hir të babait të saj. E veshur me të zeza, ajo kishte zgjedhur një mënyrë mjaft prekëse për të rikujtuar të atin e ndjerë, duke luajtur në piano, një talent që jo gjithkush e dinte për Dojnën, por që babai i saj e kishte ëndërruar gjithmonë ta shihte vajzën e tij pianiste. Moderatorja u shpreh se as babai i saj s’do të donte të hiqte dorë nga puna e saj:

“Me buzëqeshje do të më thoshte: ‘Të dua të fortë bab, ti nuk thyhesh para asgjëje, sot në ‘Pop Culture’ do të jem për të, sot e në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë. Këtë ia dedikoj tim eti dhe të gjithë juve që ju pëlqen muzika e shpirtit.”

 
View this post on Instagram
 

@pop_culture_tch @topchannelalbania

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Të fundit