Flash News

KRYESORE

Dojna Mema flet për largimin nga "Pop Culture": Gjithçka ka një fillim dhe një fund

Sezoni i ri në Top Channel do jetë i mbushur me surpriza këtë sezon. Mes të përfolurve për largime nga ky televizion ka qenë edhe Dojna Mema, pasi në një Instastory disa javë më parë, kur një ndjekëse i shprehte simpatinë për rubrikën “Një ditë me Dojnën”, ajo tha se këtij cikli i ka ardhur fundi. Dojna ka folur rreth kësaj deklarate, duke na konfirmuar një herë e mirë se nuk do jetë më as moderatore e as autore e “Pop Culture”. Në disa postime në Instagram, e pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo ka shkruar se e ka dashur shumë këtë program, por gjithçka ka një fillim dhe një fund.

"Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka  ka një fillim dhe një fund.  E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj."

Por, ku do e shohim moderatoren këtë sezon? “Vetëm lart,”- është shprehur Dojna.

Të fundit