Flash News

KRYESORE

Dojna Mema flet për virgjërinë: Një cipë nuk tregon se sa vajzë e mirë apo e prapambetur je

Dojna Mema jo rrallë herë ka folur për problemet sociale dhe shoqërore të të rinjve. së fundmi, ajo ka folur dhe për virgjërinë pas një pyetje të bërë nga fansat e saj në Instagram Një ndjekëse e ka pyetur nëse është normale të jesh e virgjër 19 vjeçe dhe për Dojnën nuk ëhstë normale që ende ka njerëz që pyesin për virgjërinë në këtë kohë: “Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza.  Njëherë e mirë: Një cipë nuk e përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje! Dojna flet edhe për ata meshkuj të cilët përhapin fjalë për vajzat që i refuzojnë duke thënë:” E kam pasur unë atë”.

“Janë këta meshkujt në tentativë që shoqërohen nga të ngjashmit e tyre. Mos e vrit mendjen”, shkruan moderatorja.

Të fundit