Flash News

KRYESORE

‘Doktor Shkencash’ e profesor? Rama i përgjigjet Mukës: Jam thjeshtë një piktor; Dukem arrogant, por ky jam unë

‘Doktor Shkencash’ e profesor? Rama i përgjigjet Mukës:

Pas denoncimeve të plagjiaturës së doktoraturave të përfaqësuesve të qeverisë, ish- zv.ministri i Arsimit, akademiku Taulant Muka vuri në dyshim edhe rrugëtimin akademik të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka ngriti pyetjen se pse Rama nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull që sipas tij i është dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë.

Edhe pse denoncimi i Mukës është bërë që më 26 nëntor, reagimi i Ramës vjen disa ditë më pas. Sot Rama në komunikimin ‘live’ që zhvilloi për rreth dy orësh me studentët zgjodhi t’i përgjigjet, duke i thënë se nuk është aq profesor dhe as doktor, por vetëm një piktor.

“Unë s’jam doktor, as profesor farë, jam thjeshtë një piktor që e kam pasion, kaq kam. Dukem si arrogant, i zgjuar, por s’kam çfarë të bëj, ky jam unë. Luftoj për idetë e mia”, u shpreh Rama.

Denoncimi i Mukës për gradën shkencore të Ramës “Doktor Shkencash”:

Heshtja e kryeministrit!

Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathtas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë?

Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qënë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarëorks.umb.edu/cgi/vieëcontent.cgi… ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”. Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!

 

 

Të fundit