Flash News

KRYESORE

Doktori i Shkencave në Angli: Nuk ka vend për panik, i kënaqur me strukturën inxhinierike

Doktori i Shkencave në Angli: Nuk ka vend për panik, i kënaqur me

Mihail Garevski, doktor i Shkencave në Universitetin e Bristolit në Angli për Sizmikën dhe Tërmetet sqaron se shqiptarët duhet që të ndihen të qetë, pasi pavarësisht se në vend mund të ketë lëkundje të vogla, nuk ka vend për panik.

Ai mendon se struktura inxhinierike në Shqipëri është e mirë, pasi një tërmet i një magnitude kaq të madhe, mund të shkaktonte më tepër viktima.

“Jam i kënaqur për strukturën inxhinierike në Shqipëri. Nuk them se janë në kushte jashtëzakonisht të mira, por një tërmet me një magnitudë kaq të madhe, viktimat mund të ishin edhe më të mëdha, pasi ishte me një fuqi tepër të madhe.

Tronditja kryesor besoj e shpresoj ka ikur. Shpresojmë që ky është tërmeti më i madh, ndoshta edhe lëkundje mund të ketë, por më të vogla se magnituda 4.0. Mund të ketë magnitudë 4 ose 4.5, por jam i sigurt që nuk ka vend për panik. Tashmë besoj se toka sa vjen e qetësohet.”, tha profesori nga Maqedonia e Veriut.

Ai shtoi se është e vështirë të parashikohet tërmeti.

“Zakonisht në këtë rajon, siç ndodhi edhe në Shkup më 1963, pas tërmetit të fuqishëm kishte lëkundje, e më pas toka u zbut. Edhe më 1979 në Mal të Zi kishte magnitudë 7.4, kishte disa pas-lëkundje e më pas situata u qetësua.”

Të fundit