Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Doktrina e BE ndaj vendeve të shantazhueshme: Dorëzim territori te fqinjët në këmbim të anëtarësimit
Nga Arben Manaj
Deklarata kërcënuese e “Mr Konjakut” evropian, “të uritur” në Tiranë, Zhon Klod Junker, se Shqipëria, do duhet të zgjidhë çështjet territoriale me Greqinë, përpara se t’i hapet drita jeshile për në BE, zor se nuk sinjalizon aplikimin e një doktrine diplomatike të rrezikshme nga BE-ja, sipas së cilës, vendet aspirante do duhet të cedojnë territore ndaj fqinjve veto-vendosës, në rast se duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian.
E thënë shkoqur, ai i tha shqiptarëve që të ulin menderen dhe të bëjnë “deal” me Athinën për detin, e cila duhet kënaqur prej saj, pasi është kusht që të fillojnë negociatat për anëtarësim me Tiranën. Nenteksti është se Greqia mund ta bllokojë këtë proces. Dhe nuk është hera e parë që BE po aplikon një doktrinë të tillë.
Në Kosovë, demarkacioni me Malin e Zi, është e njëjta gjë, sepse përndryshe nuk ka regjim vizash për kosovarët.
Imagjinoni se çfarë mund të kërkohet më vonë dhe në çfarë thele mund të katandisen kaposhët shqiptarë deri në anëtarësim të plotë, nëse lejohet të kalojë miu njëherë poshtë hundës.
Padyshim BE-ja, me vende si ato nga Ballkani, që prodhon më shumë histori se ç’mund të konsumojë, dhe me aq shumë çështje të ndërlikuara territoriale, nisur edhe nga precedenti i Sllovenisë dhe Kroacisë, dëshiron t’i zgjidh këto çështje përpara se vendet kandidate të hyjnë në BE dhe të mos ketë kosto e vonesa, që rrjedhin nga vetot e mundshme të vendeve që janë ndërkohë anëtare ndaj fqinjëve të tyre kandidatë.
Kjo është e kuptueshme, por ajo që është e frikshme, është se kandidatët janë më të rrezikuarit dhe më të cenueshmit përballë fqinjëve paraprakisht anëtarë.
Dhe të kërkosh humbje të tilla sovranitetetesh territoriale, si çmim për anëtarësim, është ku e ku, me humbjet e sovraniteteve kushtetuese, parlamentare apo ligjore, që kanë egërsuar shumë marrëdhëniet e shteteve anëtare me Brukselin, siç ishte rasti i Brex-it.
Rasti i marrëveshjes se Detit me Greqinë, dhe nevoja akute e qeverisë së ditës në Shqipëri, për një sukses të përkohshme politik, në kurriz të një humbjeje të madhe hipotetike afatgjatë, në rast të një marrëveshje në dëm të Shqipërisë, do të ishte një tradhti kombëtare në thelb.
Ramën e kam vlerësuar maksimalisht për politikën e tij të jashtme dhe qasjen në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi kam menduar dhe ende mendoj, se ka sjellë një element të munguar deri me sot në diplomacinë shqiptare; atë të dinjitetit të munguar dhe vetërespektin jokompleksiv me të huajt.
Unë nuk dua të paragjykoj dhe nuk mendoj se do të jetë rasti që Rama të këmbejë një arritje të vogël politike dhe diplomatike në kohë, siç është shumë e rëndësishme në vetvete, çelja e negociatave për anëtarësim me humbje territoresh, nëse do të ishte ky çmimi që do duhet të firmos, poqese e lanë ta firmosë, gjithsesi.
Negociatat, për nga përkufizimi klasik, nënkuptojnë gjetjen e një terreni të përbashkët dhe kompromisi për të dyja palët që negociojnë, përndryshe nuk quhet e tillë.
Por, në rast se një presion i shtuar si ky i Junkerit nga BE-ja, për të bërë medoemos kompromis dhe arritur një marrëveshje për çështjet territoriale detare me Greqinë, do të ishte haraçi shqiptar për hapjen e negociatave, atëherë kurrë mos u hapshin.
Më e ndershme në një rast, e përsëris hipotetik, do të ishte ose referendumi popullor për atë marrëveshje, ose çuarja e çështjes në gjykatën ndërkombëtare në Hagë, për t’i dhënë ajo zgjidhje, ç’ka do lehtësonte politikisht nga një barrë e madhe politike me elemente tradhtie kombëtare, çdo qeveri dhe kryeministër të ditës në Tiranë.
Maqedonia, të mos harrojmë, nuk lëshoi dhe nuk po lëshon territore edhe përkundër mos-hyrjes në NATO për çështjen e emrit, por thjesht po merret me konvencione, e heq emra aeroportesh e rrugësh, por nuk po cedon territore.
Nëse Shqipëria dhe administrata e saj aktuale, sërish poqese e lënë, do t’i hyjë kësaj rruge, do të krijojë përpos të tjerash, edhe një precedent të frikshëm edhe për procese të ngjashme në të ardhmen, edhe për vende të tjera të rajonit si Kosova, së cilës mund t’i kërkohen sakrifica të mëdha për kompromis me Serbinë, e cila do ç’bej territorialisht, atë që arriti ta ruajë fushata ajrore e Nato-s në ish Jugosllavi.
Nuk besoj se Junker e lëshoi bombën në Tiranë se ishte nën efektin e paplotësuar të vartësisë së madhe nga konjaku dhe as nga kërcitjet e barkut nga uria, por dukshëm, kjo është një doktrine, në thelb selektive, e aplikueshme me vende fraxhile dhe lehtësisht të shantazhueshme, të cilat anëtarësimin në BE e kanë ëndrrën më të madhe, ndërkohë që largimin prej tij, të tjerët e kanë po aq ëndërr, siç po ndodh me Brex-it. (Gazeta Shqip)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38