Flash News

KRYESORE

“Dokumentari ‘bombë’ i RAI 3”, Basha: Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin rrugëve të Shqipërisë

“Dokumentari ‘bombë’ i RAI 3”, Basha:

Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal te dokumentari i televizionit Rai 3 që evidentoi kultivimin e kanabisit  në Shqipëri dhe përdorimin e vendit tonë si transit për shtetet perëndimore.

Dokumentari u paraqit në median italiane dje dhe ka tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë duke sjellë një pasqyrë të gjendjes së trafikut të drogës.

Basha tha se ky dokumentar është provë e qartë se krimi shqiptar ka ndërtuar celulën dhe organizatat shqiptare kontrollojnë trafikun.

“Dëshmitë e antimafias janë se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1 të 3 e territorit të Shqipërisë. Krimi shqiptar ka ndërtuar celulën dhe organizatat shqiptare kontrollojnë trafikun. Krimi shqiptar u zhvillua për shkak të lirisë absolute që i jepet krimit. Ka kapur nivelet e qeverisjes. Kriminelët e këkruar në Europë shëtisin në Shqipëri. Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë të shtetit italian. Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje aq të madhe sa rrezikohet e ardhmja e vendit”-tha Basha.

 

 

Të fundit