Flash News

KRYESORE

‘Dokumentari i RAI 3’, Vasili:  6 faktet e rënda që nxorri media italiane për fytyrën e qeverisë

‘Dokumentari i RAI 3’, Vasili:  6 faktet e rënda që

Ish-kreu  i grupit parlamentar në LSI-së, Petrit Vasili, ka shpërndarë një video në “Facebook”,  duke ju referuar dokumentarit të publikuar në RAI 3, për trafikun e drogës në Shqipëri.

Vasili shkruan se faktet e bëra publike nga antimafia italiane së bashku me televizionin RAI 3,  nxjerrin zbuluar qeverinë e Ramës, të cilën e cilëson si të kriminalizuar.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Ja faktet shume renda, te Antimafias italiane dhe Televizionit te mirenjohur italian RAI 3,qe demaskojne Qeverine e kriminalizuar te Edi Rames. (VIDEO).

Këtë vit, kanabisi po kultivohet në një të tretën e Shqipërisë.

Sasia e kanabisit këtë vit është pesë herë më e lartë se vitin e kaluar.

Krimi është zhvilluar për shkak të lirisë absolute që i është dhënë në Shqipëri.

Krimi ka kapur dhe ka mbështetje në të gjithë nivelet e qeverisjes.

Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë dhe të pa shqetësuar në Shqipëri.

Paratë e fituara nga krimi pastrohen haptazi dhe pa problem në Tiranë.

 

 

 

Të fundit