Flash News

KRYESORE

Dokumente të zhdukura nga Prokuroria Durrës dhe dosja e Skerdilajd Konomit në makinën e atentatit, si i justifikon Arjan Ndoj

Dokumente të zhdukura nga Prokuroria Durrës dhe dosja e Skerdilajd

Një detaj që ka thelluar edhe më shumë skandalin, ku makina me të cilën udhëtonte prokurori Ndoj, bashkë me shoferin e tij dhe Land Muharremin, një person me precedentë penalë, janë gjetur edhe disa dokumente.

Bëhet fjalë për dokumente që janë cilësuara si të grabitura dy vite më parë nga ambientet e Prokurorisë së Durrësit dhe dosja e gjykatësit të vrarë në Vlorë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi.

Në një reagim për A2 CNN, Ndoj ka pranuar ekzistencën e disa dokumenteve në mjetin e tij, por sqaron se i përkasin studios së tij ligjore, nga e cila jep edhe konsulencë ligjore.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja.

Ndërkohë, dje u arrestua Redjan Rraja, kushëri i deputetit të PS, Rrahman Rraja si autori i dyshuar i atentatit të 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Të fundit