Flash News

KRYESORE

Dokumentet e 1940 të Kryekonsullatës greke në Tiranë/ Helenët nuk e kundërshtuan pushtimin fashist të Shqipërisë

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar disa dokumente të vitit 1940, pas pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe pas shpalljes së luftës që fashistët e Duçes i shpallën Greqisë.

Statusi i Dervishit në Facebook:

Shtetet që nuk njohën pushtimin fashist të 7 prillit 1939 si p.sh. SHBA u larguan menjëherë nga Shqipëria duke mos dashur uljen e nivelit të përfaqësimit të tyre diplomatik nga legatë në konsullatë apo kryekonsullatë.

Kështu nuk veproi Gjermania, por as Greqia. Legata greke në Tiranë u kthye në kryekonsullatë. Kur Italia fashiste sulmoi Greqinë, edhe kjo marrëdhënie midis dy shteteve nuk nuk mund të vazhdonte më. Diplomati grek në Tiranë, Dhimitri Argyropulo, cilëson në atë kohë gjendjen e luftës midis Italisë dhe Greqisë, e për asnjë çast nuk artikulon Shqipërinë si palë në konflikt.

Shtëpia ku qëndronte konsullata ishte e ish deputetit shqiptar dr.Simon Simonidhit. Familjes së tij konsullata i kishte paguar qiranë e fundit më 12.11.1940. 

Nënshkruan procesverbalin e hollësishëm të dorëzimit kryetari i Komunës së Shupalit, Themistokli Koçila; sekretari II i Prefekturës së Tiranës, Bahri Toptani; kryesekretari i Prefekturës, Mehmet Hurshiti; mekaniku i bashkisë Hazbi Haxhiu; nëpunësit e Prefekturës, Myftar Sevrani dhe Shyqri Peza (vëllai i Myslim Pezës). Godina do i lirohej forcave të Komandës së Aeronautikës, titullarit të kësaj trupe, majorit Alberto Malinverni.

Të fundit