Flash News

KRYESORE

Dokumentet/ Kreu i PS drejtor i OSSHE-së, firma e Safet Gjicit merr pa garë tenderin në Burrel

Dokumentet/ Kreu i PS drejtor i OSSHE-së, firma e Safet Gjicit merr pa

Kompania e ish-kandidatit të PS për deputet në qarkun e Kukësit, Safet Gjici fiton pa garë një tender në  Burrel.

Denoncimi me fakte dhe dokumente është kryer nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila thekson se tenderi i OSSHE ku drejton kreu i PS, Agron Malaj është marrë pa garë nga EuroGjici Security shpk, kompania de facto e Safet Gjicit, ndërsa pjesëmarrëse fiktive ishte edhe një kompani tjetër, por nuk kishte paraqitur asnjë ofertë ekonomike.

Denoncimi:

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administratës janë njehsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqipërinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtorë të rëndësishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderët dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i radhës për të marr tenderin pa garë, me ofertën limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.

Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruajtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kompania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.

Kjo është mënyra sesi Rilindja menaxhon paratë e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionareve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale.

Ky sistem i kalbur në çdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Te gjithë bashkë me 16 Mars!

Të fundit