Flash News

KRYESORE

Dokumentet për Tahirin, gazetari i rreshton pyetësorin: Kur takon dëshmitarët pas nisjes së hetimeve për “sqarim”, si quhesh?

Emisioni ‘Opinion’ i ditës së hënë u përfshi nga një debat i ashpër mes gazetarit Basir Çollaku dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi deklaratës së gazetarit i cili tha se ka dokumente që tregojnë se bashkëshortja e ish-ministrit, Fatlinda Tahiri dhe babai i tij, Bashkim Tahiri kanë udhëtuar me Moisi Habilajn drejt Romës.

Ndërkohë, në këtë debat është përfshirë edhe gazetari Flamur Vezaj, aktualisht i zhvendosur në Amerikë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vezaj i drejton Tahirit një pyetësor, lidhur me të gjitha akuzat që ai i ka mohuar.

Statusi:

Pyetësor sqarues me disa alternativa

##

Kur lejoi mbjelljen e gjithe vendit me hashash dhe del e thua qe ke asgjesuar 99.98 % te parcelave, si quhesh?

Kur mohon lidhjet me trafikantet e droges dhe me pas del qe edhe ti je pjese e grupeve kriminale, si quhesh?

Kur nuk i njeh kusherinjet dhe pastaj kujtohesh se i ke te aferme qe ju “shet” edhe makinen, si quhesh!?

Kur denohesh per shpifje dhe “nuk ke leke” ta paguash, si quhesh?

Kur nuk zbaton vendimin e gjykates dhe fshihesh pas informalitetit, si quhesh?

Kur i mbron kusherinjet duke thene se nuk jane trafikant dhe pastaj del qe jane biles me tonelata, si quhesh?

Kur thua se nuk i kam takuar dhe pastaj del qe ke udhetuar bashke, si quhesh?

Kur i shet makinen dhe pastaj ia merr perseri per xhiro (edhe pas shitjes), si quhesh?

Kur mohon udhetimet me skaf dhe pastaj del qe ke udhetuar, si quhesh?

Kur i jep skafin disa trafikanteve per ta rregulluar, si quhesh?

Kur mohon udhetimet e familjes me trafikant droge dhe pastaj del qe kane udhetuar, si quhesh?

Kur deklaron se nuk je ne hetim nga Italia dhe del qe je hetuar, si quhesh?

Kur thua se nuk njeh biznesmenin me 863 mije euro dhe del qe me ate ke udhetuar jashte shtetit dhe ne makinen e tij u gjenden patentat e tua, si quhesh?

Kur takon deshmitaret pas nisjes se hetimeve per “sqarim”, si quhesh?

Kur donin ta arrestonin, dilte e qurravitej e kur i shpetoi prangave me ndihmen e politikes, del e bene trimin, si quhesh? Etj etj etj....

#PERGJIGJIET:

A. Genjeshtar!

B. Mashtrues!

C. Shpifes!

D. Frikacak!

E. Trafikant!

F. Te gjitha bashke!

Të fundit