Flash News

KRYESORE

Dokumentet raportojnë për rreth 5 mijë raste abuzimesh me fëmijët e emigrantëve në SHBA, në katër vite

Dokumentet raportojnë për rreth 5 mijë raste abuzimesh me

Sipas dokumenteve qeveritare të publikuara këtë javë në SHBA, raportohet se pothuajse 5 mijë ankesa të abuzimit seksual dhe ngacmimit të fëmijëve të emigrantëve në kujdestarinë e SHBA janë paraqitur gjatë katër viteve të fundit.

Pretendimet variojnë nga anëtarët e personelit të rritur që kanë marrëdhënie me të mitur dhe shfaqja e videove pornografike, deri tek prekja me forcë.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të publikuara në Capitol Hill, nga zyra e përfaqësuesit demokratik të Floridas, Ted Deutch, raportet datojnë nga tetori 2015, gjatë qeverisjes së Obamës. Megjithatë, shumica e abuzimeve seksuale dhe ngacmimeve të raportuara kanë ndodhur që kur Donald Trump mori detyrën.

Gjatë një seance dëgjimore të komisionit gjyqësor të Dhomës, Deutch i komentoi dokumentet dhe i lidhi me politikën e "tolerancës zero" të administratës së Trump mbi emigracionin, lidhur me inkursionet e paligjshme të kufirit amerikano-meksikan. Politika, e konsideruar gjerësisht si një përpjekje e fortë nga qeveria për të dekurajuar emigracionin, rezultoi në largimin e dhunshëm të pothuajse 3 mijë fëmijëve të emigrantëve nga familjet e tyre.

Të fundit