Flash News

KRYESORE

Dokumentet/ Si duhet të dëmshpërblehen banorët që preken nga projekti Unazës së Madhe; dy VKM-të e miratuara në qeverinë e PD-së

Pasditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sërish me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unzës së Madhe.

Në prononcimin për mediat, teksa renditi tre shkeljet e këtij projekti, kreu i demokratëve u ndal edhe tek dëmshpërblimi që u takon banorëve.

Basha ju referua dy vendime të Këshillit të Ministrave, të vitit 2011 dhe 2012, në të cilën parashikohet dëmshpërblimi me vlerën e tregut i të gjithë banorëve që ju shemben banesat.

VKM proces legalizimi e vitit 2011 parashikon që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre preken nga projektet me interes publik.

VKM e vitit 2012 provohet se për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë “Proces legalizimi”.

Të fundit