Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Besa Shahini tërhiqet pas kontestimeve, shtyn zgjedhjet në universitete

Ministria e Arsimit ka vendosur të shtyjë zgjedhjet në universite, pas kontestimeve të shumta, përfshirë edhe presidentin Ilir Meta.

Sot, ministrja njoftoi se zgjedhjet për rektorin e ri dhe anëtarët e senatit akademik në Univeristetin e Tiranës janë shtyrë për një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.

Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”, njofton ministrja shoqëruar edhe me dokumentin e vendimit.

https://politiko.al/nje-dite-pas-apelit/

 

https://politiko.al/mungesa-e-studenteve-element-kompromentues-sindikata-e-punonjesve-te-universiteteve-propozon-date-te-re-per-zhvillimin-e-zgjedhjeve/

https://politiko.al/edhe-studentet-e-upt-se-kerkojne-llogari-per-zgjedhjet-po-na-mohohet-krejtesisht-vota/

 

Të fundit