Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Flautisti i Lindita Nikollës dhe Plarent Ndrecës zgjidhet Adminstrator i Mjekësisë. Senati e rrëzoi si 'të papërshtatshëm' 

Një flautist, ish-punonjës i SHISH, që nuk plotëson kriteret e pozicionit, është zgjedhur si Administratori i ri i Universitetit të Mjekësisë. Në listën e kandidatëve për administrator, sipas dokumenteve të siguruar nga Politiko.al, i teti në radhë ka qenë Andi Mahila, i cili fillimisht është refuzuar nga Senati me motivacionin 'nuk plotëson kriteret'.

Një burim i sigurt, i tha Politiko.al, se Rektori i Universitetit, Arben Gjata, në muajin korrik i është drejtuar për ndihmë Plarent Ndrecës, Sekretar i Përgjithshëm i MASR. Kujtojmë se Ndreca ka qenë i pezulluar dhe pa të drejtë firme gjatë asaj kohe pas një konfliki me ministren teknike të Arsimit, Mirela Karabina. Ndreca e ka 'kapërcyer' pezullimin dhe autoritetin e titullares dhe ka përpunuar një interpretim juridik për pranimin e kandidatit të kërkuar prej Rektorit Gjata. 

Kandidati Mahila është rifutur kështu në listë me anë të një shkrese qarkulluese të lëshuar prej Ndrecës së pezulluar dhe pa të drejtë firme, thonë burime të Politiko.al

Me riardhjen e Nikollës në krye të Ministrisë së Arsimit është hequr edhe pengesa e fundit, duke u ndryshuar Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë. Dy anëtarë të Bordit të zgjedhur gjatë kohës që ministria drejtohej nga Karabina, janë vënë nën presion dhe kanë dhënë dorëheqjen.  

Bordi i rikompozuar i hapi rrugën kandidatit Mahila duke rrëzuar kështu edhe pengesën e Senatit, i cili e gjykoi në mosplotësim të kritereve Andi Mahilën.  

 

Të fundit